Manchester United ka nisur përgatitjet për një ndryshim të mundshëm në stolin e skuadrës, me Mauricio Pochettinon që shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq” në rast se Michael Carrick shkarkohet.
Sipas gazetarit të njohur David Ornstein, drejtuesit e Manchester United janë duke finalizuar planin për emërimin e trajnerit argjentinas, transmeton GazetaBlic Sport.
Megjithatë, Manchester United ende nuk ka kontaktuar zyrtarisht Federatën e Futbollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku Pochettino aktualisht është në krye të përfaqësueses kombëtare.
Sipas Ornstein, nëse drejtuesit e klubit vendosin të avancojnë me këtë plan, negociatat për emërimin e tij pritet të jenë relativisht të lehta. Pochettino mbetet kështu një opsion serioz për stolin e Manchester United, në rast se aventura e Michael Carrick në krye të skuadrës përfundon.
/GazetaBlic Sport/

