Manchester Unitedi po bëhet me trajner të ri. Është thuajse punë e kryer që Mauricio Pochettino do të jetë trajner i ri i skuadrës së madhe angleze.
Gjatë ditës së sotme pritet të zyrtarizohet shkarkimi i Carrick, për të hapur derën për selektorin aktual të SHBA-së.
Trajneri argjentinas e ka pranuar ofertën e majme të Unitedit dhe pritet ta njoftojë Federatën amerikane për largim.
Synimi është që Pochettino të debutojë në ndeshjen e radhës që Unitedi e luan ndaj rivalit të përjetshëm, Liverpoolit./Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net ↗

