Ish-presidenti serb, Aleksander Vucic, në prag të zgjedhjeve parlamentare ka folur për platformën ruse në youtube” Ostorzhno” për çështje të ndryshme, ndër to edhe raportin e tij me Evropën për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë dhe për qëndrimin e tij për të mos e njohur Republikën e Kosovës.
Vuçiq ka thënë se çështja e sanksioneve ndaj Rusisë është tema numër një sa i përket rëndësisë, duke thënë se në secilin takim i përmendet fakti që Serbia ende s’ka vendosur sanksione.
Vuçiq tutje ka thënë se një grup i njerëzve nuk e duan atë më në pushtet për shkak të qëndrimit që ka ndaj pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Sipas tij, Perëndimi ‘përdorë’ standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për mbrojtjen e integritetit territorial, duke bërë krahasim mes Kosovës dhe Ukrainës.
Burimi: lajmi.net ↗

