Vedat Muriqi pritet ta nisë nga minuta e parë ndeshjen e Fenerbahçes kundër Slavia Pragës, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është përfshirë në formacionin titullar të skuadrës turke.
Fenerbahçe do të kërkojë rezultat pozitiv përballë skuadrës çeke, në një ndeshje të rëndësishme në fazën e ligës së garës më prestigjioze evropiane për klube, transmeton Klankosova.tv.
Muriqi pritet të jetë një nga lojtarët kryesorë në repartin ofensiv të ekipit turk, me synimin për të ndihmuar skuadrën të arrijë te fitorja.
Ndeshja ndërmjet Fenerbahçes dhe Slavia Pragës zhvillohet në Stamboll, me fillim nga ora 18:45.
Burimi: klankosova.tv ↗

