KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gazmend Syla i OVL UÇK: Jemi ndier të fyer që Kurti s’na ftoi në grupin që po e harton strategjinë për Specialen

Gazmend Syla i OVL UÇK: Jemi ndier të fyer që Kurti s’na ftoi në grupin që po e harton strategjinë për Specialen

Gazmend Syla nga OVL e UÇK’së në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë se janë ndier të fyer që Qeveria e Kosovës nuk i ka ftuar që të marrin pjesë në grupin që do ta hartojë strategjinë shtetërore për t’u përballur me Gjykatën Speciale.

Syla ka thënë se gjatë gjashtë viteve të fundit sa ka ndodhur procesi në Hagë, e gjithë barra ka qenë mbi veteranët, ndërsa sipas tij, Kurti dhe të tjerët kanë heshtur.

Ai ka deklaruar se kanë mundur të kontribuojnë në proces meqë kanë pasur shumë takime.

“Nuk e di, por ne s’kemi raporte me Qeverinë Kurti. Na i ka shkëputur të gjitha kontaktet”, ka deklaruar Syla.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.