MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë privuan nga liria 15 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve.
Prej tyre, 13 kanë vozitur pa patentë shoferi (dy të mitur), ndërsa dy persona kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit. Gjashtë persona në Shkup (njëri i mitur) kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, dy persona në Manastir (njëri i mitur), si dhe nga një person në Dellçevë, Shtip, Kumanovë, Negotinë dhe Makedonski Brod kanë vozitur pa patentë shoferi. Ndërkaq, nga një person në Shkup dhe në Veles kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit.
“Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse”.
“U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin për patentë shofer, ose nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtim ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, si dhe të gjithë bashkërisht të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt”, thonë nga MPB.
