Sonte në Galerinë e Arteve në Gjakovë, është hapur ekspozita personale e artistit të ndjerë, Mentor Kaçi.
Luljeta Kaçi, motra e Mentorit, për Klan Kosova foli për emocionet që pati në hapjen e kësaj ekspozite post-mortum.
“Sonte, e gjithë familja ime kemi shumë emocione, por ndihemi edhe shumë krenarë që patëm mundësi për organizimin e kësaj ekspozite këtu në Gjakovë. Jam shumë krenare që arritëm bashkë me Komunën e Gjakovës, që së paku post-mortum, të organizojmë një ekspozitë personale. Ai gjithmonë fliste për një ekspozitë personale, dhe në pyetjet e mia se çka po bën, kur do ta bësh, gjithmonë më thoshte se kam ende punë për të bërë, më duhen ende përgatitje. Pra ishte perfeksionist, dhe vazhdimisht mendonte se do ta bënte mirë e më mirë”.
“Edhe pse s’ishte këtu, ne jemi shumë të lumtur që patëm mundësi, së paku edhe pa të, ta realizojmë këtë ekspozitë”, u shpreh Luljeta.
Ekspozita me veprat artistike të Mentor Kaçit do të jetë e hapur deri më 10 dhjetor.
Ndiqeni më poshtë bisedën me të:

