KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Urdhri nga lart”, Rama pretendon se Policia ndaloi muralin të Nënës Terezë në Prishtinë

“Urdhri nga lart”, Rama pretendon se Policia ndaloi muralin të Nënës Terezë në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar llogari nga Policia e Kosovës pasi ka pretenduar se është ndaluar vendosja e muralit të Nënës Terezë në kryeqytet.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se Komuna e Prishtinës, e cila lëshon lejet për shfrytëzimin e hapësirave publike, e kishte dhënë lejen për vendosjen e muralit.

Por, ai shtoi se, sipas Policisë, urdhri për ndalimin e punimeve kishte ardhur “nga lart”, duke kërkuar që ky pretendim të sqarohet publikisht dhe të bëhet i ditur personi që ka dhënë urdhrin, shkruan Klankosova.tv.

“Sipas policisë, urdhri kishte ardhur ‘nga lart’. Policia duhet ta sqarojë publikisht këtë deklaratë, ta identifikojë personin që dha urdhrin dhe ta bëjë publik vendimin mbi të cilin veproi. Kush është “lart” në Kosovë? Kush mund ta ndalë me një fjalë goje një punë për të cilën Komuna ka dhënë leje?”, u shpreh Rama në postimin në Facebook.

Ai kërkoi llogari nga Policia e Kosovës duke kërkuar të dijë se me çfarë vendimi u ndalua vendosja e muralit të Nënë Terezës, mbi cilën bazë ligjore, kush e kërkoi ndërhyrjen dhe kush e urdhëroi si dhe kush bëri presion politik mbi Policinë. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.