KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

VLEN: “Safe City” është ligj për jetën, jo për gjoba

VLEN: “Safe City” është ligj për jetën, jo për gjoba

“Sistemi “Safe City” është çështje e sigurisë publike, e mbrojtjes së jetës së qytetarëve dhe e vendosjes së rendit në komunikacion. Kur flasim për “Safe City”, nuk flasim për kamera apo gjoba, por për jetë njerëzish. Për rrugë më të sigurta, ku askush të mos humbasë babanë, djalin apo motrën për shkak të papërgjegjshmërisë së dikujt tjetër”, thonë nga VLEN në lidhje me çështjen për “Safe City”.

Prej atje gjithashtu thonë se “jeta e njeriut nuk ka çmim dhe nuk mund të relativizohet me kalkulime politike apo interesa ditore”.

“Prandaj, ligji për zbatimin e sistemit “Safe City” tashmë hyn në procedurë parlamentare, si një hap i domosdoshëm drejt rritjes së sigurisë rrugore dhe mbrojtjes së qytetarëve. Njëkohësisht, duam të theksojmë qartë se çdo akt që do të dalë nga Ministria e Punëve të Brendshme, pavarësisht nga mënyra e dorëzimit, do të jetë i përgatitur dhe i dorëzuar në gjuhën e përcaktuar sipas Ligjit dhe Kushtetutës, duke garantuar respektim të plotë të të drejtave gjuhësore të qytetarëve, përfshirë edhe gjuhën shqipe”, thonë nga VLEN.

VLEN u bën thirrje deputetëve të popullit që këtë ligj ta shohin përtej politikës ditore dhe ta votojnë për qytetarët, për sigurinë e tyre dhe për jetën, sepse rrugët e sigurta janë përgjegjësi e përbashkët dhe interes i përgjithshëm shoqëror.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.