KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

VLEN: Provimi i jurisprudencës në shqip, fundi i një padrejtësie 35-vjeçare

VLEN: Provimi i jurisprudencës në shqip, fundi i një padrejtësie 35-vjeçare

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka prezantuar para studentëve të fakulteteve juridike zgjidhjen ligjore që synon të mundësojë dhënien e Provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Sipas njoftimit të VLEN-it, prezantimi u zhvillua në një takim me studentët, ku u diskutua për zgjidhjen që synon t’i japë fund pengesës gjuhësore që, sipas këtij koalicioni, për 35 vjet ua ka pamundësuar shqiptarëve dhënien e provimit në gjuhën e tyre amtare.

Nga VLEN-i e cilësojnë këtë si një hap të rëndësishëm drejt barazisë gjuhësore dhe respektimit të të drejtave të shqiptarëve në vend.

“Me VLEN-in në Qeveri, kjo çështje po merr zgjidhje konkrete. Sepse barazia nuk duhet të mbetet vetëm premtim, por duhet të përkthehet në të drejta të garantuara dhe mundësi të barabarta për të gjithë”, thuhet në njoftimin e VLEN-it./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.