KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

VLEN: Ekonomia u rrit 4,3% në tremujorin e dytë, 20 milionë euro për zgjerimin e prodhimit dhe vende të reja pune

VLEN: Ekonomia u rrit 4,3% në tremujorin e dytë, 20 milionë euro për zgjerimin e prodhimit dhe vende të reja pune

Partia në pushtet VLEN ka reaguar pas të dhënave për rritjen ekonomike në tremujorin e dytë, duke theksuar se ekonomia e vendit është rritur me 4,3 për qind.

Sipas VLEN-it, rritja është shoqëruar me rritje të investimeve, eksportit dhe industrisë përpunuese.

Në kumtesë thuhet se investimet janë rritur me 16,5 për qind, eksporti me 10,4 për qind, ndërsa industria përpunuese me 4,1 për qind.

“Rritja ekonomike prej 4,3 për qind në tremujorin e dytë është lajm i mirë për vendin. Edhe më e rëndësishme është se pas kësaj rritjeje qëndrojnë investimet, eksporti dhe industria përpunuese”, thuhet në kumtesën e VLEN-it.

Partia thekson gjithashtu se përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, këtë vit janë ndarë 1,23 miliardë denarë, apo rreth 20 milionë euro, për kompanitë vendore. Sipas kumtesës, fondet janë paraparë për kompanitë që synojnë zgjerimin e prodhimit, blerjen e pajisjeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.