Këngëtarja e njohur Vjollca Haxhiu ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Interesant”.
Publikimi i këngës vjen pak para hyrjes së saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, duke sjellë një tjetër projekt për fansat e saj.
Kënga është realizuar nga WIRUSI, i cili është kujdesur për produksionin dhe muzikën, ndërsa tekstin e ka shkruar Shkëlqim Hoti.
Videoklipi është realizuar nga MAX PRODUCTION.
Projekti i ri tashmë është publikuar në YouTube në versionin zyrtar 4K.

Burimi: lajmi.net ↗

