KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Rivaliteti Bayern – Dortmund shndërrohet në një lojë Playmobil

Rivaliteti Bayern – Dortmund shndërrohet në një lojë Playmobil

Futbolli dhe teknologjia po bashkohen në një mënyrë të pazakontë.

Përballja mes Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit do të jetë ndeshja e parë në Bundesligë që transmetohet e tëra edhe në një botë virtuale, ku futbollistët paraqiten si figura Playmobil.

Për realizimin e këtij projekti do të përdoren inteligjenca artificiale dhe të dhënat e drejtpërdrejta të ndeshjes.

Çdo lëvizje e lojtarëve dhe e topit do të shndërrohet në animacion, duke bërë që tifozët ta ndjekin duelin sikur të ishte një lojë e vërtetë Playmobil.

Ky projekt synon veçanërisht të tërheqë gjeneratat e reja drejt futbollit, duke ofruar një përvojë ndryshe nga transmetimet tradicionale.

Përveç animacionit, tifozët do të kenë mundësi të marrin pjesë në votime dhe të ndikojnë në disa elemente të transmetimit.

Ndeshja do të transmetohet në këtë format special përmes Sky Sport dhe RTL+, duke filluar nga ora 18:00, të shtunën, më 31 tetor. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.