KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Luis Enrique hyn në historinë e PSG-së, e lë pas Laurent Blancin me rekordin e fitoreve

Luis Enrique hyn në historinë e PSG-së, e lë pas Laurent Blancin me rekordin e fitoreve

Luis Enrique vazhdon të shkruajë histori te Paris Saint-Germaini.

Trajneri spanjoll është bërë trajneri me më së shumti fitore në historinë e klubit parisien, duke kaluar rekordin që deri më tani mbahej nga Laurent Blanc.

Fitorja 5-1 ndaj Le Havre, të premten, ishte e 127-ta për Luis Enriquen në 188 ndeshje zyrtare në stolin e PSG-së.

Kështu, ai e kaloi Blancin, i cili kishte regjistruar 126 fitore në 173 ndeshje. Në vendin e tretë renditet Luis Fernandez me 125 fitore në 244 takime.

Spanjolli e arriti këtë rekord që prej ardhjes në Paris në verën e vitit 2023.

Nën drejtimin e tij, PSG-ja ka shënuar 457 gola dhe ka fituar trofe të shumtë, përfshirë dy titujt e parë të Ligës së Kampionëve në historinë e klubit.

Pas ndeshjes, Luis Enrique shprehu kënaqësinë për këtë arritje, duke theksuar se është me fat që drejton një skuadër me futbollistë të tillë dhe një klub të madh si PSG-ja.

Ai shtoi me humor se nuk e di nëse lojtarët janë po aq me fat që e kanë trajner, pasi ai është shumë kërkues dhe vazhdimisht ushtron presion mbi ta. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.