Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    U torturua nga babai sa ishte e vogël, Bia: E kam falur babain

    January 3, 2026

    Përballja e qytetarëve me regjimin iranian – pse protestat e sotme nuk ngjajnë me ato të mëparshme?

    January 2, 2026

    Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni se si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • U torturua nga babai sa ishte e vogël, Bia: E kam falur babain
    • Përballja e qytetarëve me regjimin iranian – pse protestat e sotme nuk ngjajnë me ato të mëparshme?
    • Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni se si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase
    • “Babai im na ngulte pirunjtë në duar dhe na godiste me hekurin e rripit” – rrëfimi tronditës i Bias, fëmijëria dhe humbja e nënës
    • Numërohen 98.55% e votave, ndryshim në dy mandatet e fundit të LVV-së
    • Armando Broja: Lumturohem kur shënoj, jam më i fortë e më i shpejtë se në të kaluarën
    • Rama do të vendos taksë për të gjitha automjetet që nuk janë të Prishtinës
    • Ministri izraelit: Presidenti sirian mbështet ISIS-in, lufta me Sirinë është çështje kohe
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 3
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Vjen reagimi i Danimarkës pasi Trump emëroi një të dërguar të posaçëm për Grenlandë

    Vjen reagimi i Danimarkës pasi Trump emëroi një të dërguar të posaçëm për Grenlandë

    korrektpressBy korrektpressDecember 22, 2025 Danimarka 2 Mins Read
    Vjen reagimi i Danimarkës pasi Trump emëroi një të dërguar të posaçëm për Grenlandë
    Vjen reagimi i Danimarkës pasi Trump emëroi një të dërguar të posaçëm për Grenlandë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Danimarka pret që të gjitha kombet, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të respektojnë sovranitetin e saj territorial pasi pesidenti i SHBA-së, Donald Trump emëroi një të dërguar të posaçëm për ta vënë Grenlandën nën kontrollin e Uashingtonit, tha të hënën ministri i Jashtëm, Lars Løkke Rasmussen.

    Rasmussen tha në një deklaratë se ndërsa emërimi “konfirmon interesin e vazhdueshëm amerikan në Grenlandë”, Danimarka këmbëngul se “të gjithë – përfshirë SHBA-në – duhet të tregojnë respekt për integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës”.

    Transmetuesit danezë TV2 dhe DR raportuan se Rasmussen më vonë tha se do të thërriste ambasadorin e SHBA-së në Kopenhagen, Kenneth Howery, për një takim në ministri.

    “E kemi thënë më parë. Tani e themi përsëri. Kufijtë kombëtarë dhe sovraniteti i shteteve janë të rrënjosura në të drejtën ndërkombëtare”, thanë kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe homologu i saj i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen në një deklaratë të përbashkët.

    “Ato janë parime themelore. Nuk mund të aneksosh një vend tjetër. As me një argument për sigurinë ndërkombëtare”.

    “Grenlanda u përket grenlandezëve dhe SHBA-të nuk do ta pushtojnë Grenlandën”, shtuan ata në deklaratën e dërguar me email nga zyra e Frederiksen. “Ne presim respekt për integritetin tonë të përbashkët territorial”.

    Nielsen i Grenlandës shkroi më parë në Facebook se territori gjysmë-autonom danez ishte “zgjuar përsëri me një njoftim të ri nga presidenti i SHBA-së, por kjo nuk ndryshon asgjë për ne në vend”.

    “Grenlanda u përket grenlandezëve dhe integriteti i saj territorial duhet të respektohet”, shkroi Nielsen, duke shtuar se ndërsa territori mirëpret bashkëpunimin me kombe të tjera, kjo duhet të bëhet me respekt për grenlandezët dhe vlerat e tyre.

    Ndryshe, Trump njoftoi të dielën se po emëronte Guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, si të dërguar special në Grenlandë, duke thënë se Landry “e kupton sa thelbësore është Grenlanda për sigurinë tonë kombëtare”.

    E Landry shkroi në X se “është një nder t’ju shërbej në këtë pozicion vullnetar për ta bërë Grenlandën pjesë të SHBA-së”.

    Trump ka kërkuar vazhdimisht juridiksionin e SHBA-së mbi ishullin e gjerë dhe të pasur me minerale të Atlantikut të Veriut gjatë tranzicionit të tij presidencial dhe muajve të parë të mandatit të tij të dytë.

    Ai madje nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake për të marrë kontrollin e territorit të vendosur strategjikisht. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Festë luksoze, emra të mëdhenj dhe ankand milionësh – si e priti Trump Vitin e Ri

    Erdogan: Ajo që bëri faraoni Netanyahu nuk do të mbetet pa u ndëshkuar

    Festë luksoze, emra të mëdhenj dhe ankand milionësh: Trump e priti Vitin e Ri në Mar-a-Lago

    Shtyhet lansimi i Trump Mobile T1 të veshur me ar

    “Jemi të armatosur dhe gati për të filluar”, Trump paralajmëron Iranin pas protestave vdekjeprurëse

    Maduro: Jemi gati për negociata me SHBA-në

    Trump merr më shumë aspirinë se ç’duhet: Nuk dua që gjaku i trashë të rrjedhë në zemrën time

    LEXO GJITHASHTU

    U torturua nga babai sa ishte e vogël, Bia: E kam falur babain

    January 3, 2026

    Përballja e qytetarëve me regjimin iranian – pse protestat e sotme nuk ngjajnë me ato të mëparshme?

    January 2, 2026

    Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni se si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase

    January 2, 2026

    “Babai im na ngulte pirunjtë në duar dhe na godiste me hekurin e rripit” – rrëfimi tronditës i Bias, fëmijëria dhe humbja e nënës

    January 2, 2026
    TË TJERA

    Numërohen 98.55% e votave, ndryshim në dy mandatet e fundit të LVV-së

    January 2, 2026

    Armando Broja: Lumturohem kur shënoj, jam më i fortë e më i shpejtë se në të kaluarën

    January 2, 2026

    Rama do të vendos taksë për të gjitha automjetet që nuk janë të Prishtinës

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.