KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Këngëtarja shqiptare shpërngulet në Francë, tregon përshtypjet e para

Këngëtarja shqiptare shpërngulet në Francë, tregon përshtypjet e para

Këngëtarja shqiptare, Nita Latifi, ka bërë të ditur se është shpërngulur në Francë, ku po përjeton një kapitull të ri në jetën e saj. 

Përmes një postimi në facebook, ajo ka ndarë përshtypjet e para, duke treguar se ky ndryshim po i sjell ndjenja të përziera, mes konfuzitetit dhe qetësisë, shkruan IndeksOnline.

Latifi ka thënë se ndihet sikur jeton mes dy botëve, pasi nuk e ndien veten plotësisht të lidhur as me vendin prej nga vjen, e as me atë ku ndodhet tani.

Këngëtarja ka theksuar se mund ta duash Prishtinën, ta shijosh Parisin dhe të ndihesh mirë në të dyja, pa pasur nevojë të zgjedhësh vetëm një vend ku i përket.

Postimi i plotë:

Kohve te fundit po e mendoj shume kete ndryshimin qe po ndodh ne jeten tem!

Shperngulja ne France po m’jep nje ndjenje pak te çuditshme. Ne njeren ane po kom konfuzitet, se krejt çka kom pase si rutine, si ambient, si jete te perditshme, tash po ndryshon. Ne anen tjeter, po e shijoj shume kete faze. Po ndihna e qete, edhe pse jo gjithçka e kom te qarte.

Nojher po m’doket sikur nuk i perkas ma plotesisht as vendit prej kah vij, po as ketij vendit ku jom tash. Sikur jom tu jetu mes dy boteve. E çuditshme, se dikur noshta kjo ndjenje kish mujte me m’bo me u ndi e humbun, kurse tash po m’jep një lloj lirie.

Po m’pelqen ideja qe nuk e di krejt çka vjen mas kesaj. Qe nuk e kom patjeter nje plan per secilin hap, as nuk po ngutna me e gjete nje vend ku duhet me u ndi qe i perkas. Po e la veten me e perjetu kete ndryshim, me i njofte njerezit, vendet, kulturat, e noshta edhe disa pjese te vetes qe deri tash nuk i kom njofte.

Edhe sa here po mendoj per kete, po m’kujtohet Enjoy the Ride e Morcheeba-s. Noshta se kanga ma rikujton qe jo gjithmone duhet me qene e fokusume te destinacioni. Nojher krejt bukuria osht te rruga, te krejt çka perjeton rruges, te njerezit qe i takon, te vendet ku perfundon pa e pase plan, e te versionet e ndryshme te vetes qe i zbulon gjate ketij rrugetimi.

Po mendoj qe na njerezit shpesh e kufizojme veten. E lidhim ndjenjen e perkatesise me nje vend, me nje adrese, me një shtet. Po pse me qene kshtu? Pse mos me mujte me e dashte Prishtinen, me e shiju Parisin, me pase mall per njanin vend e me u ndi mire ne tjetrin? Pse duhet patjeter me zgjedhe ku i perkasim?

Ndoshta mundemi me i pase disa vende qe i ndjejme tonat, pa pase nevoje me zgjedhe vec njanin.

E ndoshta kjo osht ajo qe po mesoj ne kete periudhe: qe bota osht shume ma e madhe se kufijte qe ia vendosim vetes. Qe nuk kemi nevoje me e kufizu jeten tone vec pse jemi msu me mendu qe duhet me pase nje vend, nje rruge e nje mnyre te caktume me jetu.

Per momentin nuk e di sakte ku po m’çon krejt kjo. Ama per here te pare nuk po e ndiej qe duhet me e dite.

Ndoshta krejt çka duhet me bo osht me qene e hapun ndaj jetes, me i perjetu ndryshimet e mos me harru me e shiju kete rruge.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.