Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se lufta me Iranin është “praktikisht e përfunduar” në aspektin ushtarak, pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.
Trump ka thënë se kapacitetet ushtarake të Iranit janë shkatërruar dhe se aktualisht synohet ruajtja e gjendjes ekzistuese, raporton Al Jazeera, transmeton IndeksOnline.
Megjithatë, presidenti amerikan ka bërë të ditur se SHBA-ja do të vazhdojë bllokadën detare ndaj porteve iraniane dhe se forcat amerikane mbeten të gatshme për veprim ushtarak nëse situata ndryshon.
Ai ka theksuar se vendet e rajonit, përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, preferojnë vazhdimin e gjendjes aktuale.
Ndërkohë, zyrtarët iranianë i kanë cilësuar deklaratat e fundit të Trumpit si “lajme të rreme”, ndërsa përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve po vazhdojnë./IndeksOnline/

