KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Vinicius pranon gabimet: Jam stërvitur më pak, problemet me kontratën më shpërqendruan

Vinicius pranon gabimet: Jam stërvitur më pak, problemet me kontratën më shpërqendruan

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, ka folur hapur për rënien e tij në formë, duke pranuar se disa faktorë jashtë fushës kanë ndikuar në paraqitjet e tij.

Braziliani nuk e fsheh se pushimet pas eliminimit të hershëm nga Botërori 2026 ndikuan në përgatitjen fizike, pasi vendosi t'i kushtonte më shumë kohë familjes dhe pushimit.

“U stërvita më pak se në vitet e fundit. Për të qëndruar për një kohë kaq të gjatë në nivelin më të lartë është shumë e vështirë. Besoj se vetëm Cristiano Ronaldo dhe Messi kanë arritur të ruajnë të njëjtat shifra për kaq shumë vite”, u shpreh ai.

Përveç eliminimit të Brazilit, Vinicius pranoi se edhe negociatat për rinovimin e kontratës me Real Madridin dhe interesimi i klubeve të tjera gjatë afatit kalimtar veror e kanë shqetësuar mendërisht.

Kjo reflektohet edhe në statistikat e tij, me vetëm një gol dhe tri asistime në 12 ndeshje këtë sezon.

Megjithatë, braziliani nuk e konsideron situatën alarmante. Ai rikujtoi se edhe në sezonin e kaluar nuk kishte shifra të mira deri në muajin dhjetor, por më pas arriti të shënonte mbi 20 gola.

“Sezoni është shumë i gjatë. Po përgatitem dhe po përmirësohem, sepse në momentet më vendimtare të sezonit unë jam gjithmonë aty”, përfundoi Vinicius. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.