KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Lajm fantastik nga Bayerni: Vincent Kompany rikthehet në stol ndaj Koln

Lajm fantastik nga Bayerni: Vincent Kompany rikthehet në stol ndaj Koln

Vincent Kompany do të rikthehet zyrtarisht në bankinën e Bayern Munichut të premten mbrëma, në ndeshjen e Bundesligës kundër Kolnit, pasi ka kaluar me sukses problemet shëndetësore që e mbajtën larg skuadrës në fund të tetorit.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i klubit bavarez, Jan-Christian Dreesen, i cili ka bërë të ditur se trajneri belg është shëruar plotësisht nga meningjiti dhe tashmë i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatull.

I pyetur nga gazeta gjermane Abendzeitung nëse Kompany do të jetë në vijën e fushës për përballjen e xhiros së dhjetë në Allianz Arena, Dreesen ka dhënë përgjigje pozitive.

“Po. Vincenti është në disponim shumë të mirë dhe sot më përshëndeti. Meningjiti është shëruar. Ai tashmë i është nënshtruar edhe operacionit në shpatull”.

Bayern Munich kishte njoftuar më herët se 40-vjeçari do të merrte pjesë edhe në konferencën për shtyp para ndeshjes, të enjten, ku do të ishte i gatshëm t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

Kështu, Kompany do të rikthehet në drejtimin e skuadrës pikërisht për ndeshjen ndaj Kolnit, pas periudhës së mungesës për shkak të problemeve shëndetësore./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.