KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Vinicius Junior i bashkohet legjendave të Real Madridit me një arritje historike golash

Vinicius Junior i bashkohet legjendave të Real Madridit me një arritje historike golash

Vinicius Junior ka siguruar zyrtarisht vendin e tij mes golashënuesve më produktivë në historinë e Real Madridit.

Duke arritur kuotën e 20 golave në të gjitha kompeticionet për këtë sezon, ai bëhet një nga lojtarët e paktë që ka shënuar 20+ gola në pesë ose më shumë sezone radhazi për klubin madrilen.

Ky sukses e vendos sulmuesin brazilian në një grup elitar legjendash të klubit, duke u renditur përkrah emrave si Pahino, Alfredo Di Stefano, Ferenc Puskas dhe Hugo Sanchez.

Në të njëjtën kohë, ai ndan këtë arritje edhe me ikonat moderne të Real Madridit si Raul Gonzalez, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.

Ky moment historik nënvizon vazhdimësinë mbresëlënëse të Vinicius Junior dhe transformimin e tij në një lider vendimtar në repartin ofensiv të “Los Blancos”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.