Një vetaksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Shaban Polluzha” në Gjakovë.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 13:50.
“Rreth orës 13:50 është raportuar për një vetaksident trafiku në rrugën ‘Shaban Polluzha’ në Gjakovë. Njësitë përkatëse policore kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Sipas Policisë, deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar.
“Po vazhdojmë me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet tutje në njoftim. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

