Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri dhe një karikator në shtëpinë e një të dyshuari në Mitrovicë, pasi i njëjti kishte ekspozuar armën në rrjetet sociale.
Sipas njoftimit të Policisë, pas pranimit të informatës dhe sigurimit të provave, zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Mitrovicë kanë realizuar një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, transmeton IndeksOnline.
Gjatë operacionit, i dyshuari dyshohet se u është kanosur zyrtarëve policorë në momentin e sekuestrimit të armës.
Pas veprimeve policore, personi është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në lidhje me rastin.
Me urdhër të prokurorit kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor.
Burimi: indeksonline.net ↗

