KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vendimi i Kushtetueses, vjen reagimi nga Presidenca

Vendimi i Kushtetueses, vjen reagimi nga Presidenca

Egnesa Vitia, këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar menjëherë pas publikimi të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e presidentit dhe dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Vitia theksoi se zgjedhja e Presidentit duhet të realizohet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual të presidentit.

“Pra ashtu edhe siç e ka thënë Presidentja, zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual. Ky afat, është i përcaktuar në paragrafin 2 të nenit 86 të Kushtetutës së Kosovës”, ka shkruar ajo.

Ky qëndrim vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli pavlefshëm dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe theksoi se deputetët kanë 34 ditë afat për zgjedhjen e presidentit të ri./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.