KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vëllai i Gani Gecit para Gjykatës: Jemi familje shtetformuese, e duam shtetin! (VIDEO)

Vëllai i Gani Gecit para Gjykatës: Jemi familje shtetformuese, e duam shtetin! (VIDEO)

Vëllai i Gani Gecit, Fadil Geci është prononcuar për media, teksa po qëndron para Pallatit të Drejtësisë, ku në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet seanca ndaj ish-deputetit, nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

Para gazetarëve, Fadil Geci tha se familja e tij është shtetformuese, e asnjëherë shtet përfituese, transmeton Klankosova.tv.

"Jemi familje shtetformuese, nuk jemi shtetpërfituese. Krejt luftën tonë prej fillimit e kemi bërë për shtetin tonë, për ta mbrojtur Kushtetutën e Kaçanikut, dhe për ata jemi këtu sot, në atë drejtim do të punojmë deri të vdesim. Krejt vuajtjet tona i kemi bërë për shtet. E duam shtetin”, tha Geci.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.