KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“I kanë thirrë n’kafe, aty i kanë marrë mesazhet”, Haliti për tërheqjen e ligjit për Specialen

“I kanë thirrë n’kafe, aty i kanë marrë mesazhet”, Haliti për tërheqjen e ligjit për Specialen

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka komentuar tërheqjen nga nisma për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke lënë të kuptohet se vendimi është ndikuar nga mesazhet e vendeve mike të Kosovës.

Duke folur në Debat Plus të TV Dukagjinit, Haliti ka thënë se beson që përfaqësuesit e vendeve mike kanë komunikuar qëndrimet e tyre me deputetët.

“Por, ta kemi parasysh që po besoj që shumicën e anëtarëve të grupit parlamentar i kanë thirr me pi kafe në do vena…

Unë po besoj që vendet mike që janë këtu, i kanë çu mesazhet e tyre. Mesazhet përmes kafes këta i dinë fare i kanë marrë. Po besoj se për atë e kanë tërheq ligjin”, ka deklaruar Haliti.

Ai ka thënë se do ta mbështeste ligjin nëse Kosova do të kishte mundësi që, përmes tij, t’i detyronte Dhomat e Specializuara të zbatonin dispozitat e parapara.

“Sikur Kosova t’i kishte mundësit që në bazë të atij ligji, të i detyrojë GJS, unë jam i sigurt që ky i qëndron asaj, i qëndroj edhe unë, i qëndron edhe PDK”.

PDK-ja kishte kërkuar fillimisht që presidentja Justina Shiroka-Pula ta kthente në Kuvend ligjin e miratuar në tetor, me synimin për të bërë plotësime të mëvonshme. Megjithatë, pas dakordimit me kryeministrin Albin Kurti, palët u pajtuan për një nismë të re ligjore.

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se drafti i ri do të përfshijë propozimet e partisë dhe sugjerimet e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.