Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka deklaruar se MPB-ja ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me personin e arrestuar, në kuadër të hetimeve për kërcënimet ndaj presidentes.
Toshkovski tha se institucionet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt pritet të ketë informacione të reja në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike.
Më 18 nëntor, në zyrën popullore të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, në qendër të Shkupit, është gjetur një letër me përmbajtje kërcënuese.
Rastin në polici e kanë denoncuar punonjësit e zyrës, ndërsa MPB-ja ka arrestuar një 46-vjeçar, të dyshuar se e ka lënë letrën. Për momentin nuk dihet përmbajtja e saj dhe as kujt konkretisht i janë drejtuar kërcënimet.

