KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vdes në vendin e punës një person në Korroticë të Epërme

Vdes në vendin e punës një person në Korroticë të Epërme

Një person ka ndërruar jetë pasditen e së martës në vendin e tij të punës në fshatin Korroticë e Epërme të komunës së Gllogocit, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës, i njëjti kishte pësuar lëndime trupore në vendin e punës në një kompani private, i cili më pas ishte dërguar për trajtim mjekësor, por nga mjekët kujdestar është konstatuar se viktima ka qenë pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti, përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Policia nuk raporton për ndonjë të arrestuar,, përderisa është theksuar se në vendin e ngjarjes përveç Policisë, kanë dalë edhe inspektorët e punës.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

Fsh. Korroticë e Epërme, Gllogoc 20.10.2026 – 16:01. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore në vendin e tij të punës në një kompani private. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe inspektorët e punës. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.