Paris Saint Germain e mposhti Barcelonën 4:2 në Champions League, por fitorja u shoqërua me shqetësime serioze për gjendjen fizike të tre lojtarëve kryesorë.
Ousmane Dembele u largua nga fusha në minutën e 19-të për shkak të dhimbjeve në kofshë, ndërsa kapiteni Marquinhos gjithashtu pësoi një problem fizik. Shqetësimi më i madh është për Khvicha Kvaratskhelian, i cili lëndoi gjurin pas një dueli dhe u largua me ndihmën e stafit mjekësor.
PSG-ja pret rezultatet e ekzaminimeve për të përcaktuar shkallën e lëndimeve dhe kohën e rikuperimit. Për momentin, nuk është konfirmuar zyrtarisht se sa gjatë mund të mungojë secili lojtar.
Burimi: klankosova.tv ↗

