KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Vdes motra e aktores Jamie Lee Curtis – i jep lamtumirën me një dedikim prekës

Vdes motra e aktores Jamie Lee Curtis – i jep lamtumirën me një dedikim prekës

Motra e madhe e aktores së njohur, Jamie Lee Curtis, ka ndërruar jetë fundjavën e kaluar në moshën 69-vjeçare.

Autoritetet kanë konfirmuar se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrore.

Sipas zyrës së mjekut ligjor, trupi i saj pritet të kremohet, ndërsa ende nuk dihet nëse familja ka kërkuar kryerjen e autopsisë.

Bashkëshorti i saj, John Marsh, raportohet se ishte i pranishëm kur në vendngjarje mbërritën autoritetet.

Pas lajmit të hidhur, Jamie Lee Curtis i kushtoi motrës një dedikim prekës në rrjetet sociale, duke e përshkruar si shoqen e saj të parë dhe personin të cilit i besonte më shumë gjatë gjithë jetës.

Aktorja kujtoi se motra e saj ishte një grua e talentuar dhe e dashur, me pasione të shumta, përfshirë familjen, natyrën, muzikën, udhëtimet dhe koleksionimin e breshkave.

Ajo theksoi gjithashtu krenarinë që motra ndiente për origjinën e saj daneze dhe hebreo-hungareze si dhe dashurinë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në postimin prekës, Curtis tha se do ta kujtojë motrën për mirësinë, bujarinë, karakterin e fortë, kureshtjen për jetën dhe stilin e saj unik, duke nënvizuar se humbja e saj ka lënë një boshllëk të madh në familje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.