Ousmane Dembele ka shprehur vlerësimin e madh për ish-bashkëlojtarin e tij te Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma, duke e cilësuar si portierin më të mirë në botë.
“Për mua, Gigi Donnarumma është portieri më i mirë në botë”, deklaroi Dembele për DAZN.
Dy futbollistët korrën suksese së bashku te PSG-ja, ndërsa tani rrugët e tyre janë ndarë.
PSG-ja u përball së fundmi me klubin aktual të Donnarummës, Manchester Cityn, në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar me rezultatin 2-4.
Burimi: klankosova.tv ↗

