NPL “Fushë Kosova” ka njoftuar se ekipet e saj kanë vazhduar punët e përditshme për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në disa lokacione të qytetit dhe në Nakaradë.
Sipas njoftimit, punimet janë zhvilluar në nënkalim, përgjatë rrugës “Nënë Tereza”, nga rrethi deri te posta, si dhe në rrugën “Fehmi Lladrovci”, në Nakaradë.
Kompania ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin e përditshëm për mirëmbajtjen e hapësirave publike, me synim krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të mirëmbajtur për qytetarët. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

