Dukagjini dhe Drenica kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Superligës së Kosovës, në një përballje ku të dy golat u shënuan në pjesën e parë.
Skuadra vendase e nisi mirë takimin dhe në minutën e katërt pati mundësinë të kalonte në epërsi nga pika e bardhë, por nuk arriti ta shfrytëzonte penalltinë. Megjithatë, Dukagjini nuk vonoi shumë për të gjetur golin e avantazhit.
Në minutën e pestë, Basri realizoi për 1-0, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij. Por, Drenica reagoi dhe në minutën e 20-të arriti ta barazonte rezultatin në 1-1, me golin e shënuar nga Zeka.
Pjesa e parë u mbyll me nga një gol për secilën skuadër, ndërsa në pjesën e dytë rezultati nuk ndryshoi, pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave për të gjetur golin e fitores.
Kështu, Dukagjini dhe Drenica u desh të kënaqen me nga një pikë nga kjo përballje e xhiros së 10-të. /Telegrafi/

