KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Lorik Cana del në mbështetje të studentëve në Shqipëri: Kërkesat e tyre duhet të jenë prioritet

Lorik Cana del në mbështetje të studentëve në Shqipëri: Kërkesat e tyre duhet të jenë prioritet

Protestat që po mbahen prej disa ditësh në Shqipëri kanë sjellë reagime të shumta.

Në mesin e figurave publike që kanë reaguar është edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili ka ndarë një mesazh në mbështetje të studentëve.

Përmes një postimi në Instagram, Cana ka theksuar se kërkesat e studentëve duhet të merren seriozisht nga shoqëria dhe institucionet, duke nënvizuar rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme.

“Kur studentët ngrihen në protestë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, vëmendja dhe prioritetet e shoqërisë dhe të institucioneve duhet të përqendrohen plotësisht te ata deri në gjetjen e një zgjidhjeje apo marrëveshjeje të qëndrueshme”, ka shkruar ai.

Në mesazhin e tij, Cana ka vënë theksin edhe te roli që studentët kanë në zhvillimin e vendit, duke e lidhur përmirësimin e kushteve të tyre me mirëqenien e shoqërisë në tërësi.

“Studentët përfaqësojnë të ardhmen e vendit dhe investimi te kushtet e tyre është investim direkt në mbarëvajtjen e shoqërisë”, ka shkruar ish-futbollisti.

Përmes këtij reagimi, Cana rikujton rëndësinë e dëgjimit të zërit të të rinjve në një periudhë kur protestat kanë vënë në qendër të vëmendjes kërkesat e tyre dhe përgjegjësinë e institucioneve për t’u dhënë përgjigje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.