KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Nga Stambolli drejt “Old Traffordit”? Osimhen gati për lëvizjen e madhe në janar te Unitedi

Nga Stambolli drejt “Old Traffordit”? Osimhen gati për lëvizjen e madhe në janar te Unitedi

Sulmuesi nigerian Victor Osimhen është i gatshëm të largohet nga Galatasaray në afatin kalimtar të janarit për t’iu bashkuar Manchester Unitedit, duke u paraqitur si një zgjidhje e menjëhershme për krizën në repartin ofensiv të “Djajve të Kuq”, me kërkesë të trajnerit të ri Mauricio Pochettino.

Sipas The Sun, dëshira e Osimhenit për të luajtur në Premierligë mbetet e fortë dhe ai e sheh me sy të mirë interesimin nga “Old Trafford”.

Megjithatë, realizimi i marrëveshjes kërkon një angazhim të madh financiar, si për kartonin i vlerësuar mes 95 dhe 120 milionë eurosh ashtu edhe për pagën e lojtarit, transmeton IndeksOnline.

Angazhimi i një qendërsulmuesi të kalibrit të lartë është kthyer në prioritet urgjent për Pochettinon në startin e punës së tij te Manchester Unitedi.

Aktualisht, Benjamin Sesko mbetet e vetmja “pykë” e mirëfilltë në ekip, por ai ndodhet jashtë fushave për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës.

Ndërkohë, emra të tjerë të ofensivës si Joshua Zirkzee (që pritet të largohet), Bryan Mbeumo, Matheus Cunha dhe Marcus Rashford nuk përfaqësojnë profilin klasik të një golashënuesi brenda zonës.

Statistikat e sulmuesit nigerian në Turqi e forcojnë këtë pozicion negociues: në sezonin 2026/27 ai ka realizuar 10 gola dhe 3 asistime në vetëm 11 ndeshje zyrtare, duke e çuar bilancin e përgjithshëm te Galatasaray në 69 gola dhe 19 asistime në 85 paraqitje në të gjitha garat./ IndeksOnline

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.