KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Ushtria amerikane kreu “goditje të kufizuara” në ishullin Qeshm të Iranit – pak orë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Ushtria amerikane kreu “goditje të kufizuara” në ishullin Qeshm të Iranit – pak orë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Ushtria amerikane ka kryer “goditje të kufizuara” në ishullin Qeshm në Iran – pak orë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.

Dy zyrtarë i thanë NBC News, partnerit amerikan të Sky, se këto veprime ishin në kuadër të vetëmbrojtjes – dhe si përgjigje ndaj faktit që Teherani vazhdon të vërë në shënjestër transportin detar dhe asetet amerikane.

Ata shtuan se ky nuk është një rifillim i operacioneve të mëdha luftarake në Iran.

Njëri prej zyrtarëve pohoi se SHBA-ja “kap” çdo ditë dronë dhe raketa që synojnë anijet – dhe se Trupat e Gardës Revolucionare Islamike “kanë vënë gjithashtu në shënjestër dhe kanë qëlluar në mënyrë të përsëritur ndaj avionëve amerikanë, me dhe pa pilot, mbi ngushticën e Hormuzit” gjatë javëve të fundit.

Irani është akuzuar për përpjekje për të goditur një avion amerikan, gjë që çoi në sulmin në ishullin Qeshm për të asgjësuar një lëshues raketash.

“Kjo ishte një masë mbrojtëse kundër përdorimit nga ana e iranianëve të raketave tokë-ajër ndaj aseteve amerikane”, shtoi një zyrtar i tretë.

Më herët të hënën, mediat shtetërore iraniane raportuan për disa shpërthime në ishull.

I vendosur në hyrje të ngushticës së Hormuzit, ishulli Qeshm – me një sipërfaqe prej rreth 1.445 km² – ka qenë objektiv i sulmeve të mëparshme amerikane gjatë gjithë konfliktit.

Donald Trump kishte lënë të kuptohej, gjatë javëve të fundit, se mund të kishte sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit; megjithatë, pas një fjalimi të mbajtur të hënën pranë Memorialit Lincoln, ai dha shenja se mund të ketë ndryshuar mendim.

Në një postim në platformën “Truth Social” të hënën, presidenti amerikan përsëriti pretendimet e tij të mëparshme se një marrëveshje mes Uashingtonit dhe Teheranit mund të arrihet së shpejti.

Ai shkroi: “Çmimet e naftës po bien ndjeshëm, pothuajse 10 dollarë për fuçi – një rekord – sepse njerëzit besojnë se nuk do të ketë luftë me Iranin. Irani dëshiron një marrëveshje, sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo mund të ndodhë!”.

Fushata ushtarake amerikane kundër Iranit ka qenë një temë kyçe në prag të zgjedhjeve të mesmandatit, duke qenë se konflikti ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë amerikane përmes rritjes së çmimit të naftës.

JD Vance, zëvendës-presidenti i SHBA-së, u tha gazetarëve më herët gjatë kësaj jave se “si unë, ashtu edhe presidenti, jemi mjaft optimistë për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje përmes negociatave”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.