KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Babai i Yamal zbulon të vërtetën për emrin e yllit të Barcelonës: Të gjithë e kanë thirrur gabimisht

Babai i Yamal zbulon të vërtetën për emrin e yllit të Barcelonës: Të gjithë e kanë thirrur gabimisht

Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, ka bërë një sqarim interesant lidhur me emrin e vërtetë të yllit të Barcelonës, duke zbuluar se mbiemri i tij nuk është ai që përdoret nga të gjithë.

19-vjeçari është shndërruar brenda një kohe të shkurtër në një prej futbollistëve më të mirë në botë, ndërsa së fundmi përfundoi në vendin e tretë në votimet për Topin e Artë, çmim që iu dorëzua Harry Kane në Londër.

Ylli i Barcelonës, i cili ka fituar La Ligën me klubin katalunas, si dhe Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës me Spanjën, tashmë është një emër i njohur në mbarë botën.

Megjithatë, duket se ka pasur një keqkuptim të madh rreth emrit të tij, të cilin babai i futbollistit e ka sqaruar gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Mounir Nasraoui ka zbuluar se Lamine Yamal është emri i djalit të tij, ndërsa mbiemri i vërtetë është Nasraoui Ebana.

“Do t’ju tregoj diçka, njerëz. Emri i tij është Lamine Yamal, por Yamal nuk është mbiemri i tij. Mbiemri është Nasraoui Ebana. Dua që të gjithë ta kuptojnë këtë”, deklaroi ai.

“Lamine Yamal është emri i tij. Prandaj babai i tij i thotë: ‘Lamine Yamal, në të mirë dhe në të keq, biri im’”.

“Dhe mbani mend një gjë: nuk do të jeni kurrë në majë për sa kohë që Lamine Yamal është në fushë”, shtoi babai i tij.

Vetë futbollisti nuk duket se e ka problem përdorimin e emrit të shkurtuar. Kur ishte vetëm 16-vjeçar, në një intervistë për Mundo Deportivo, ai kishte deklaruar se ishte i kënaqur që emri i tij të shkurtohej.

“Emri im është Lamine Yamal, por nëse dëshironi ta shkurtoni, atëherë Lamine”, kishte thënë ai.

Emri “Lamine Yamal”, i cili në thelb është një emër i përbërë, është i vendosur në fanellat e tij te Barcelona dhe Kombëtarja e Spanjës, duke u bërë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e identitetit dhe markës së tij sportive./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.