Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli, ka rikthyer kujtimet nga eksperienca e saj në BBVK1.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka treguar se gjatë qëndrimit në shtëpi ishte nominuar plot 16 herë, por arriti të qëndronte deri vetëm dy orë para përfundimit të spektaklit, pas tre muajsh e tri ditësh qëndrimi.
“Lojtari i fortë nuk i tutet nominimit, veç të motivon”, shkroi Xhuli, duke kujtuar rrugëtimin e saj në këtë format.
Duket se për të, nominimet ishin më shumë motivim sesa pengesë.

Burimi: lajmi.net ↗

