KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

UP-ja ia shkëput kontratën profesorit Fahredin Veselajt, 3 muaj pas aktgjykimit të Apelit

UP-ja ia shkëput kontratën profesorit Fahredin Veselajt, 3 muaj pas aktgjykimit të Apelit

Fahredin Veselajt i është shkëputur kontrata e punës si profesor asistent në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, më shumë se tre vjet pas emërimit.

Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të senatit të UP-së, tre muaj pas aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, e cila kishte konstatuar se Veselaj ishte përzgjedhur kundërligjshëm në konkursin e vitit 2023, pasi nuk kishte asnjë punim shkencor të publikuar, kriter ky i kërkuar me konkurs.

Gjykata kishte konstatuar gjithashtu se ishte diskriminuar kundërkandidati Valon Zejnullahu, për të cilin kishte vlerësuar se i plotësonte kriteret për pozitën.

Senati formoi edhe një komision të ri për rivlerësimin e kandidatëve, në përbërje të Agon Mekajt, Shkëlzen Duqit dhe Rajmonda Nallbanit.

Ky komision do të bëjë rivlerësimin e Veselajt dhe Zejnullahut, bazuar në dokumentet që ata i kishin dorëzuar në kohën e aplikimit për pozitën e profesorit asistent në Fakultetin e Mjekësisë.

Avokatja e Zejnullahut, Liriona Morina, e ka vlerësuar pozitivisht nisjen e zbatimit të vendimit gjyqësor, por ka theksuar se zbatimi i plotë nënkupton përzgjedhjen e klientit të saj në këtë pozitë.

Kronikë e përgatitur nga Kiks Kosova:

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.