KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Uka: Onkologjia ka nevojë urgjente për staf, katër specialistë presin punësimin (VIDEO)

Uka: Onkologjia ka nevojë urgjente për staf, katër specialistë presin punësimin (VIDEO)

Gjatë ditës së djeshme u raportua se një paciente e cila vuante nga kanceri i gjirit ka vdekur si rezultat siç u tha i mungesës së Palbociclib, për 4 muaj.

Publikimi i rastit u bë nga Shoqata "Race for Cure".

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe drejtori i Klinikës së Onkologisë Ilir Kurtishi, i cili deklaroi se nuk ka pasur mungesës të këtij rasti për 4 muaj.

E rreth gjendjes në sektorin e shëndetësisë, u diskutua në emisionin Kosova Today, me gazetarën Arbreshë Uka.

Uka tha se në Klinikën e Onkologjisë ka përmirësime sa i përket gjendjes, por vuri në dukje se duhet t'i kushtohet shumë rëndësi kësaj klinike.

Ajo kujtoi kur vite më parë qytetarët e Kosovës që ishin të prekur me kancer udhëtonin me orë të tëra në Shqipëri, për të marrë një shërbim.

Gazetarja vuri në dukje edhe mungesën e stafit në Onkologji.

"I kemi edhe tre onkologë të papunë, edhe kjo është një thirrje për ministrin. Ata janë të angazhuar veç në kujdestari me pagesë. Por, është imediate që ata të punësohen. Në fakt është edhe një tjetër që është specialist në radioterapi, pra janë 4 onkologë. Dhe kur ishte ministri në Onkologji, ne e përballëm me këtë dhe e pranuam që është mungesa", tha Uka.

"Pra, nuk kemi konkurs për katër onkolog, por për dy reumatologë që e "pranuan që nuk do të duhej të ishte, pasaktësia e tyre"", u shpreh Uka.

Për konkursin për reumatologë, gazetarja tha se për shkak të raportimit të Klanit, kjo u anulua.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.