KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Erblin Osmani flet për ëndrrën e realizuar te Kosova dhe debutimin në Bundesligë

Erblin Osmani flet për ëndrrën e realizuar te Kosova dhe debutimin në Bundesligë

Futbollisti i talentuar Erblin Osmani ka përjetuar një vit të jashtëzakonshëm, duke kaluar nga ekipi U17 i Bayern Munichut deri te debutimi profesional në Bundesligë dhe paraqitja e parë me fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Osmani, i cili në atë kohë ishte vetëm 16-vjeçar, debutoi në Bundesligë më 21 mars, në ndeshjen ku Bayern Munichu triumfoi 4-0 ndaj Union Berlinit.

Duke kujtuar këtë moment të rëndësishëm në karrierën e tij, ai tha se debutimi në një klub të madh si Bayerni ishte realizim i një ëndrre.

“ Mendoj se çdo fëmijë ëndërron të bëjë debutimin e tij profesional në një klub si ky”, u shpreh Osmani.

Së fundmi, Osmani përjetoi një tjetër moment të veçantë, duke luajtur minutat e para me fanellën e përfaqësueses së Kosovës.

Në episodin e fundit të emisionit Campus Stories, talenti i Bayern Munichut ka folur për përjetimet e tij dhe emocionet që shoqëruan paraqitjen e parë me Kosovën.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.