Leo Messi ka mbërritur në Oviedo të Spanjës, ku u prit nga qindra tifozë të mbledhur para hotelit “La Reconquista”.
Ylli argjentinas, i shoqëruar nga bashkëshortja Antonela Roccuzzo, mbërriti nga SHBA-ja për të marrë Çmimin Princesha e Asturias për Sportin 2026.
Pavarësisht masave të sigurisë, Messi iu afrua tifozëve, i përshëndeti dhe firmosi autografe, duke shkaktuar emocione të mëdha mes të pranishmëve.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet të premten, më 23 tetor. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

