KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

U largua nga Real Madridi, shkëlqeu në Itali dhe tani gjiganti spanjoll dëshiron rikthimin e tij

U largua nga Real Madridi, shkëlqeu në Itali dhe tani gjiganti spanjoll dëshiron rikthimin e tij

Real Madridi ka vendosur transferimin e një qendërmbrojtësi të ri si prioritet për verën e vitit 2027, ndërsa në krye të listës së dëshirave të tyre raportohet se është ish-talenti i klubit, Jacobo Ramon, aktualisht pjesë e Comos.

Sipas gazetarit Ben Fernandes Santos, mbrojtësi 21-vjeçar ka impresionuar me paraqitjet e tij në Itali, duke bërë që drejtuesit madrilenë të shqyrtojnë mundësinë e rikthimit të tij në “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi ka një klauzolë riblerjeje në kontratën e tij, e cila raportohet se është më e ulët se nëntë milionë euro. Kjo do ta bënte rikthimin e spanjollit një investim mjaft të favorshëm për gjigantin madrilen.

Planet e klubit për repartin defensiv lidhen edhe me disa çështje të tjera. E ardhmja e Antonio Rudigerit mbetet e paqartë për shkak të situatës kontraktuale, ndërsa shqetësime ekzistojnë edhe për historikun e lëndimeve të Eder Militaos.

Po ashtu, nuk ka siguri të plotë rreth rolit dhe të ardhmes së Raul Asencios.

Ramon u transferua te Como në vitin 2025 dhe që atëherë është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm të skuadrës së drejtuar nga Cesc Fabregas.

Megjithatë, mbrojtësi spanjoll ka theksuar më parë se për momentin është i përqendruar te klubi italian, pavarësisht interesimit që mund të vijë nga ish-skuadra e tij./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.