KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Rexhepi: Importi i energjisë do të jetë i domosdoshëm, do të kemi mungesë gjatë dimrit

Rexhepi: Importi i energjisë do të jetë i domosdoshëm, do të kemi mungesë gjatë dimrit

Profesori i energjetikës, Vezir Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të përballet me mungesë të energjisë elektrike gjatë dimrit, për shkak të problemeve në njësitë gjeneruese dhe mosfutjes në funksion të njësisë B1 të Termocentralit Kosova B.

Duke folur në Five në TV Dukagjini, Rexhepi ka thënë se mungesa e rreth 260 deri në 270 megavatëve neto nga kjo njësi krijon nevojë për zëvendësimin e energjisë përmes importit.

Sipas tij, kjo situatë u krijon mundësi tregtarëve të energjisë që të jenë aktivë në furnizimin e vendit.

“Duke qenë se kemi probleme të shumta edhe me mosfutjen e njësisë gjeneruese në prodhim, besoj që do të ketë mungesë të energjisë elektrike. Duke pasur parasysh edhe rritjen e çmimit të energjisë në këto kushte, pra gjatë dimrit, konsideroj që do të ketë probleme me furnizimin me energji elektrike”, ka deklaruar Rexhepi.

Njësia B1 e Termocentralit Kosova B,nuk pritet të rikthehet në funksion para muajit shkurt të vitit të ardhshëm. Kjo nënkupton se gjatë muajve të dimrit Kosova do të duhet të mbulojë mungesën e prodhimit të saj përmes burimeve të tjera, përfshirë importin.

Megjithatë, Rexhepi ka shprehur shpresën se kushtet më të favorshme klimatike mund ta lehtësojnë situatën, pasi një pjesë e konsumit të energjisë lidhet me ngrohjen.

“Gjithmonë po shpresoj që të kemi mot më të mirë, sepse një pjesë të konsumit e kemi termik. Ndoshta do të kemi kushte më të mira klimatike, në mënyrë që të mos kemi ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike”, ka thënë ai.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.