KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Në Kuvendin e RMV-së dorëzohet propozim-ligji për uljen e ndjeshme të taksave doganore të automjeteve

Në Kuvendin e RMV-së dorëzohet propozim-ligji për uljen e ndjeshme të taksave doganore të automjeteve

Propozim për ndryshimin e Ligjit për tatimin e automjeteve motorike është dorëzuar në Kuvend nga deputeti i pavarur Mile Cekov, me të cilin propozohet ulja e detyrimeve gjatë importit të automjeteve, njofton parashtruesi i propozimit.

Ndryshimet parashikojnë dy masa konkrete – heqjen e komponentit të vlerës, përkatësisht të ashtuquajturit tatim për luksin për automjetet me vlerë deri në 20.000 euro, si dhe heqjen e taksës për emetimet e CO₂ për automjetet me standard ekologjik EURO 6 ose më të lartë, përcjell “TV21”.

Sipas arsyetimit të propozimit, nëse ndryshimet miratohen, për një automjet me vlerë prej 15.000 eurosh dhe me standard EURO 6, në vend të detyrimeve aktuale prej 6.000 deri në 7.000 euro, taksat e importit do të arrinin në rreth 2.700 euro.

Në arsyetimin e propozimit thuhet se Maqedonia ka detyrime më të larta doganore dhe tatimore për importin e automjeteve krahasuar me disa vende të rajonit. Për një automjet me vlerë prej 15.000 eurosh, detyrimet në Shqipëri arrijnë rreth 3.000 euro, në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi rreth 3.500 euro, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë rreth 2.550 euro.

Gjithashtu, theksohen edhe problemet gjatë procedurës doganore, ku sipas parashtruesit, ndodh që një automjet i blerë për 15.000 euro të vlerësohet në 19.000 euro, ndërsa në raste të caktuara të mos njihet as certifikata EUR.1. Kjo, siç thuhet, krijon shpenzime shtesë për qytetarët përmes doganës, tatimit për luksin, taksës së CO₂ dhe TVSH-së.

Si qëllim kryesor i ndryshimeve të propozuara theksohet ulja e barrës financiare për qytetarët, rritja e mundësisë për të blerë automjete më të reja dhe ripërtëritja e parkut të automjeteve në vend. Propozim-ligji tani duhet të kalojë nëpër procedurën parlamentare, pas së cilës do të dihet nëse dhe në çfarë forme do të miratohen ndryshimet e propozuara./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.