KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

U izolua për 5 ditë në një shpellë, shkencëtarja përjetoi halucinacione të frikshme

U izolua për 5 ditë në një shpellë, shkencëtarja përjetoi halucinacione të frikshme

Dr. Kiana Aran, profesoreshë e bioinxhinierisë në Universitetin e Kalifornisë, përjetoi një eksperiencë të pazakontë pasi kaloi pesë ditë e vetme në një shpellë në Poloni, pa dritë, zhurmë apo kontakt me njerëz të tjerë.

Eksperimenti, i zhvilluar në nëntor të vitit 2024, synonte të studionte ndikimin e privimit nga shqisat në trupin dhe mendjen e njeriut. Aran shpresonte se izolimi do ta ndihmonte të qetësonte mendimet e vazhdueshme, por përvoja rezultoi shumë më e vështirë nga sa kishte parashikuar.

Gjatë qëndrimit, ajo kishte një shtrat, banjë dhe dush, ndërsa ushqimi i dërgohej një herë në ditë, në orare të paparashikueshme. Megjithatë, mungesa e dritës dhe izolimi shkaktuan disa efekte të pazakonta.

Halucinacione dhe perceptime të çuditshme

Aran tregoi se kishte parë në mënyrë të gjallë nënën, kushëririn dhe gjyshen e saj, të cilët kishin ndërruar jetë vite më parë. Ajo nuk arrinte të dallonte nëse po ëndërronte apo po përjetonte halucinacione.

Deri në ditën e dytë, izolimi ishte bërë aq i vështirë, sa ajo ndihej e shqetësuar dhe mezi priste të largohej.

“Pyesja veten si do të mund të qëndroja edhe tri ditë të tjera aty. Nuk bëja asgjë”, tregoi ajo, duke e përshkruar përvojën si një lloj torture, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, shijet dhe teksturat e ushqimit iu dukën shumë më intensive, ndërsa ajo nisi të perceptonte edhe konturet e objekteve, pavarësisht errësirës së plotë. Studiuesit vunë re gjithashtu ndryshime në reagimin imunitar, mikrobiomën e zorrëve dhe orën biologjike të trupit.

Përvoja që i ndryshoi këndvështrimin për jetën

Pavarësisht vështirësive, pas daljes nga shpella, Aran tha se ndihej më mirënjohëse, më e duruar dhe më e dhembshur ndaj të tjerëve.

Kur doli në ditën e pestë, ajo përqafoi kolegët dhe miqtë që e prisnin, më pas u zhyt në një liqen të ngrirë pranë shpellës.

“Uji i akullt më përvëloi lëkurën, por pas pesë ditësh në errësirë, ishte kujtuesi më i fuqishëm se isha gjallë”, shkroi ajo në revistën shkencore Nature.

Shkencëtarja tha se ndjenja e mirënjohjes vazhdon ta shoqërojë edhe sot, duke e bërë të vlerësojë më shumë gjithçka që ka rreth vetes.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.