Mbledhja e komisionit parlamentar për shëndetësi ka kaluar me përplasje ndërmjet dy anëtarëve të tij, që vijnë nga radhët e PDK-së dhe Lëvzijes Vetëvendosje.
Mospajtimet janë krijuar ndërmjet kryetarit të këtij komisioni, Uran Ismaili dhe deputetit të VV-së, Sylejman Meholli.
Në disa raste gjatë mbledhjes të së martës, që të dy deputetët janë përfshirë në kundërshtime njëri me tjetrin.
“Ku ke mësu me folë me qasi gjuhe, në dasmë…e provon qatje!”, ka qenë reagimi i Ismailit ndaj Mehollit.
Kurse, ky i fundit i është kundërpërgjigjur.
“Unë e provoj edhe këtu”, ka qenë përgjigja e Mehollit.
Ndërkohë, mospajtime ka pasur edhe të pjesa ku është diskutuar për pacientët e sistemit publik shëndetësor.
“Pacienti është në qendë të strategjisë sektoriale, është në qendër të sistemit dhe është në qendër të angazhimit tonë publik e politik për t’ia përmirësuar sistemin shëndetësor.”, ka thënë Meholli.
Derisa, për një gjë të tillë ka reaguar Ismaili i PDK-së, duke e akuzuar VV-në se nuk kanë votuar më parë për rritjen e pagave të profesionistëve shëndetësorë.
“Qitu në komision kur kemi pas nevojë për me ua rritë rrogat profesionistëve shëndetësorë, keni votu kundër, në kohë time. Pra, kur kam pasur unë vullnet me i rritë pagat, ju keni votuar kundër.”, ka thënë Ismaili. /Klankosova.tv

