KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Turqia gjen pasuesin e Montellas, e konfirmon vetë trajneri

Turqia gjen pasuesin e Montellas, e konfirmon vetë trajneri

Sergen Yalcin ka konfirmuar se do të marrë përsipër detyrën e përzgjedhësit të ri të Kombëtares së Turqisë, madje edhe para një njoftimi zyrtar.

Kombëtarja turke shkarkoi së fundmi Vincenzo Montellan pas një serie rezultatesh katastrofike, duke filluar nga Kupa e Botës 2026.

Pushimi i fundit ndërkombëtar (ndeshjet e Ligës së Kombeve) rezultoi të ishte gozhda e fundit në ‘arkivolin e tij’.

Megjithatë, drejtuesit e federatës turke të futbollit nuk kanë qëndruar duarkryq duke arritur marrëveshje me trajnerin Sergen Yalcin.

Sergen Yalcin

Koha e fundit e Yalcin erdhi me Besiktas, ku ai kaloi sezonin 2025/26 përpara se të ndahej me pëlqimin e ndërsjellë, ndërsa emërimi i tij është konfirmuar nga vetë legjenda e futbollit turk.

“Ky është një rol shumë i rëndësishëm. Stema e gjysmëhënës dhe yllit është mbi gjithçka. Është vendi ku çdo trajner dëshiron të jetë. Është e mrekullueshme të jesh trajner i popullit. Është një burim krenarie dhe lumturie për mua”, zbuloi fillimisht Yalcin.

“Me mbështetjen e të gjithëve, shpresoj që një rrugë e suksesshme për Ekipin Kombëtar na pret. Do t’i bashkojmë njerëzit përsëri pas Ekipit Kombëtar”, përfundoi trajneri 53-vjeçar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.