KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të martën se një samit i mundshëm mes udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës do të ishte “një gjë shumë pozitive për botën”, veçanërisht në kuadër të diskutimeve për kontrollin e armëve bërthamore.

Gjatë një prononcimi për gazetarët në Indi, Rubio tha se ekziston mundësia që të tre vendet të zhvillojnë bisedime në nivelin më të lartë, duke theksuar se presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur gatishmërinë për një takim të tillë.

“Mendoj se ekziston një mundësi dhe presidenti Donald Trump shprehu gatishmërinë për ta bërë këtë, që Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina, në nivel udhëheqësish, të zhvillojnë një bisedë për çështje të tilla si kontrolli i armëve”, u shpreh Rubio.

Ai argumentoi se komunikimi mes tri fuqive më të mëdha bërthamore në botë nuk duhet të konsiderohet i pazakontë, por një element i rëndësishëm për sigurinë ndërkombëtare.

Rubio hodhi poshtë gjithashtu idenë se angazhimi diplomatik me vende me të cilat ekzistojnë mosmarrëveshje duhet të shihet si një shpërblim apo lëshim. Sipas tij, presidenti Trump nuk e konsideron dialogun me shtetet e tjera si një koncesion.

“Aftësia për të komunikuar me palën kundërshtare është pika kryesore e diplomacisë dhe negociatave”, theksoi sekretari amerikan i Shtetit.

Duke pranuar se një takim i vetëm nuk do të zgjidhte mosmarrëveshjet e gjata mes Uashingtonit, Moskës dhe Pekinit, Rubio nënvizoi rëndësinë e mbajtjes hapur të kanaleve të komunikimit.

“Mendoj se bota është një vend më i sigurt kur udhëheqësit e arsenaleve më të fuqishme bërthamore në botë të paktën komunikojnë me njëri-tjetrin”, deklaroi ai.

Sa i përket Kinës, Rubio tha se Pekini historikisht ka shmangur diskutimet për kontrollin e armëve bërthamore, deri në momentin kur arsenali i tij të arrijë një nivel të krahasueshëm me atë të fuqive të tjera të mëdha.

Megjithatë, ai e cilësoi pozitive gatishmërinë e Trump për të provuar hapjen e një dialogu trepalësh, i cili mund të krijojë mundësi për diskutime mbi kontrollin e armëve dhe uljen e rreziqeve bërthamore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.