KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Berita Abazi largohet nga kabineti i Presidentes, kalon si këshilltare e Albulena Haxhiut në Kuvend

Berita Abazi largohet nga kabineti i Presidentes, kalon si këshilltare e Albulena Haxhiut në Kuvend

Berita Abazi, e cila ishte emëruar shefe e stafit të Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, tashmë ka kaluar si këshilltare e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Abazi është parë në takimin që Haxhiu zhvilloi me drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Nancy Soderberg, me të cilën diskutoi për prioritetet e agjendës legjislative të Kuvendit, raporton lajmi.net

Abazi më herët kishte qenë shefe e stafit të Albulena Haxhiut, edhe gjatë periudhës kur kjo e fundit ushtronte detyrën e Presidentes së Kosovës.

Pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në krye të shtetit, Abazi ishte emëruar shefe e stafit të saj presidencial. Tashmë, ajo është rikthyer pranë Haxhiut, kësaj radhe në rolin e këshilltares së kryetares së Kuvendit.

Përveç angazhimeve të saj në institucionet qendrore, Abazi është asambleiste e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.