KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Turistët e huaj në Berat, mes gastronomisë dhe shijes shqiptare

Turistët e huaj në Berat, mes gastronomisë dhe shijes shqiptare

Pushuesit e huaj që vizitojnë qytetin e Beratit, tashmë mund të shijojnë edhe një tjetër përvojë autentike shqiptare: ushqimin dhe gastronominë tonë.

Një grup i madh turistësh të huaj në Berat, kanë përjetuar një përvojë ndryshe si pjesë e kuzhinës në “Castle Park”, duke gatuar receta të ndryshme shqiptare, nga hapja e petëve, te përgatitja e byrekut, pastrimi dhe prerja e perimeve, ndërsa kanë shijuar verën shqiptare mes ritmit të muzikës dhe valleve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, këtë atmosferë të veçantë mes turistësh në “Castle Park” në Berat.

Berati, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, vijon të zgjojë interesin e turistëve në çdo stinë të vitit, duke u renditur ndër destinacionet më të vizituara në Shqipëri.

Rrugicat me kalldrëm të Kalasë dhe lagjet historike të Mangalemit e Goricës mbeten pikat më të frekuentuara nga vizitorët vendas dhe të huaj, të cilët tërhiqen nga trashëgimia kulturore, muzetë, kishat dhe xhamitë që mbart qyteti.

Interes të veçantë turistët tregojnë sidomos për muzetë e qytetit, ku njihen me historinë dhe vlerat e trashëgimisë kulturore.

Përveç turizmit historik, Berati tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë edhe për turizmin natyror dhe atë të aventurës.

Zonat përreth qytetit, si fshatrat turistikë me agroturizme të zhvilluara, mali i Tomorit, ujëvara e Bogovës dhe kanionet e Osumit, janë tashmë pjesë e rëndësishme e ofertës turistike. /ATSH/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.